Së fundmi ka mbërritur në Kosovë kontigjenti i dytë i vaksinave, shkruan OnAir.
Bëhet fjalë për rreth 4 mijë doza të vaksinës amerikane Pfizer të dërguara në formë ndihme nga OB. Këto doza do të përdoren vetëm për vaksinimin e personelit shëndetësor dhe procesi i vaksinimit do të zhvillohet vetëm në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.
Duket se kësaj here personeli shëndetësor ka qenë më i gatshëm për të marrë vaksinat.
Gjithashtu shumë prej mjekve tregojnë se arsyet që nuk janë vaksinuar që në fillim kanë qenë kryesisht të lidhura me arsye shëndetësore të tyre si infeksione dhe simptoma pas COVID.