Ka vetëm pak kohë që Tayna është bërë pjesë e skenës muzikore shqiptare dhe ka arritur që të kthehet në një emër shumë të dashur për estradën shqiptare, shkruan Onair
Këngëtarja e njohur sezonin e ka mbyllur me shumë sukses sepse ka arritur që të publikojë projekte muzikore me miliona klikime dhe me bashkëpunime që kanë zënë primatin e kësaj vere.
Duket që reperja ka vendosur që t’i dhurojë vetës disa ditë pushimi pas një numri të madh të koncerteve.
Madje ajo me një fotografi ku duket tejet joshëse ka treguar që vera për të sapo ka nisur./OnAir