Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka deklaruar se ka ngritur padi ndaj burrit të Albulena Haxhiut që sipas tij ai e ka kërcënuar.
“Është viti i tretë, i katërt kur burri i Albulena Haxhiut më ka kërcënuar ka thënë se më duhet plumb në ballë”.
“Edhe ende organet e tona juridike e bëjnë nga një ftesë, akoma se kanë proceduar”.
“Çdo kërcënim është i ligë për të gjithë ne, çdo abuzim ndaj kërcënimit për me fitu vota është bumerang i pafalshëm”,ka thënë Veseli në Rubikon me Adriatik Kelmendin.