Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli dhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë, Ruari O’Connell, kanë nënshkruar sot Memorandum Bashkëpunimi për vazhdimin e projektit për rekrutimin e zyrtarëve profesionalë në pozita të larta drejtuese.
Kryeparlamentari Veseli tha se ka pasur kritika lidhur me procesin e rekrutimit të njerëzve në pozita të tilla, prandaj, sipas tij, ka filluar dhe po vazhdon ky projekt, i cili do t’i luftojë pabarazitë dhe do të ndihmojë në përzgjedhjen e kuadrove profesionale.