Ballafaqimi me Serbinë dhe fitorja ndaj saj duhet ta bashkojë spektrin politik të Kosovës. E për të arritur një bashkim të forcave mes partive politike, kryetari i Kuvendit dhe i PDK-së, Kadri Veseli, thotë se është duke punuar.
Në një intervistë për KosovaPress, kreu i legjislativit thekson se do të mundohet që t’i ulë të gjithë liderët në një tryezë sikurse kishte bërë për demarkacionin, në mënyrë që arrihet konsensusi për procesin e dialogut.