Anëtarë dhe ministra të Partisë Demokratike të Kosovës u takuan sot në selinë e kësaj partie, pa ndonjë paralajmërim.
Kreu i PDK-së, Kadri Veseli pas takimit ka thënë se nuk ishte mbledhje e kryesisë ngase nuk kishin arsye të takoheshin.
Sa i përket dorëheqjes së mundshme të ministrit të drejtësisë, Abelard Tahirit, Veseli tha se vendimmarrja i takon atij, pra Veselit.
Për punën e Tahirit zgjodhi të thotë vetëm fjalë të mira.
I pyetur nëse u kthye me urgjencë nga një vizitë zyrtare që kishte në Britaninë e Madhe, Veseli ka mohuar një gjë të tillë, duke thënë se kohëzgjatja e vizitës ka qenë normale.