Lëvizja Vetëvendosje në Vushtrri ka mbajtur sot një marsh protestues kundër dhunës ndaj grave, në të cilin kanë marrë pjesë edhe krerë të kësaj komune- të cilët marshuan dorë për dore me gratë e tyre.
Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, tha se kanë dalë për të marshuar për të mbrojtur të drejtat e grave, si dhe për të ngritur vetëdijen për rëndësinë e zbatimit të ligjit.