Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar se do të ndërmarrë hapa konkret për të rikthyer vullnetin e qytetarëve të Prishtinës, të cilët në shtator të vitit të kaluar e kishin votuar Shpend Ahmetin si kandidat të Vetëvendosjes për kryeqytetin.
Krejt kjo, erdhi, pasi që sipas tyre, i pari i kryeqytetit ditë më parë ishte bërë bashkë me PDK-në, për të larguar Lëvizjen Vetëvendosje, me qëllim të zaptimit të qytetit.