Para disa ditësh në Gjilan, nga ferma e Shemsedin Arifit u vodh një lopë, shkruan OnAir.
Arifi tregon për “Klan Kosova” se e vuri re zhdukjen e lopës nga ferma në mëngjes. Më pas më vonë kur e gjeti, lopa ishte e therur e tëra.
Zëdhënësi i policisë së këtij rajoni, Ismet Hashani tregon se forcat dolën në terren dhe arrestuan një person. Ndërkohë dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim.
Duket se kjo nuk ka qenë hera e parë që familja Arifi bie pre e vjedhjeve. Vitin e kaluar njëri nga djemtë kishte pësuar lëndime trupore teksa përpiqej që të ndalonte hajdutët.