Këngëtari i njohur Vlashent Sata ishte i ftuari i rradhës në emisionin “Express”, shkruan OnAir.
Duke qenë se është një person i cili nuk e ka zakon të ndajë detaje të shumta rreth jetës së tij private me publikun, një interes të veçantë morri edhe marrëdhënia e tij me moderatoren e njohur nga Shqipëria Dojna Mema. Ai u shpreh se të qenit me të e konsideron si një dhuratë mjaft të madhe dhe shpreson që do të vazhdojnë të jenë të lumtur.
Gjithashtu Vlashenti u ndal edhe te kënga “Copëza”, një këngë e shkruar pikërisht për Dojnën. Ajo gjithashtu merr pjesë edhe në videoklip. Këngëtari shprehet se është hera e parë që ai shkruan një këngë të tillë për një person gjatë lidhjes. Gjithashtu ai ndau edhe një detaj tjetër rreth fillimit të këtij projekti. Ai u shpreh se këtë këngë e ka shkruar gjatë një momenti teksa ai dhe Dojna ishin duke biseduar.
Për më shumë klikoni në videon më poshtë: