Ani pse shumë e vogël në moshë kjo nuk po e pengon vogëlushen Agneta Gucati që të kthehet në një emër shumë të dashur në muzikën shqiptare, shkruan OnAir
Me një zë briliant dhe me suksese që tashmë i ka siguruar me dy projektet e kaluara me titujt “Dembelja” dhe “Lule Bore”, shumë shpejt do të sjell një projekt të ri muzikor me një tematikë shumë të veçantë.
Vogëlushja Agneta Gucati kësaj radhe ka vendosur që të sjell një projekt për deshmorët e lirisë, kënga është e shkruar nga Lalushi, ndërsa për klipin e këngës është përkujdesur produksioni ART LALI.
Prisni surpriza të bukura nga këngëtarja e vogël e skenës muzikore.
Në vijim do ju sjellim disa fotografi të shkëputura nga klipi i ri i Agneta Gucatit//OnAir