Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur mbrëmë në Brekoc të Gjakovës. Një kryefamiljar ka vrarë gruan dhe vajzën e tij për arsye ende të panjohura.
Rastin e ka konfirmuar Kristë Gjokaj, komandant i stacionit policor në Gjakovë. Ai ka thënë se në vendin e ngjarjes momentalisht ndodhen të gjitha njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës.