Dita e dytë në Kosovë nuk i shkoi edhe aq mirë presidentit të Serbisë. Aleksandër Vuçiq i dështoi vizita e tij në një fshat të Drenicës.
Ai kishte paraparë që të takohet me banorët serbë që jetojnë në Banjë të Skënderajt, por ky takim nuk u realizua.
Në pamundësi për t’i takuar, banorëve të Banjës iu drejtua nëpërmjet një lidhje telefonike duke u premtuar se herën tjetër kur do vijë në Kosovë do t’i vizitojë edhe ata.
Por një fjalim shumë të gjatë e mbajti në sheshin “Shumadia” në Mitrovicë aty ku gjendet edhe përmendorja e Car Llazarit.
Nga aty Vuçiq u tha serbëve të Kosovës se duhet të pajtohen me shqiptarët pasi që tjetër rrugë nuk ka.
Kjo sipas tij për hir të së ardhmes dhe fëmijëve të tyre.