Eskperti i marrdhënieve ndërkombëtare Nicholas Whyte në një lidhje direkte me “RTV Dukagjini” ndau mendimet e tij rreth procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, shkruan OnAir.
Ndër të tjera ai u ndal edhe te dokumentet e ndryshme jo zyrtare që kanë qarkulluar së fundmi. Ai u shpreh se këto letra vijnë nga persona të cilët nuk duan që procesi të përfundojë me sukses.
Gjithashtu Whyte u shpreh se nuk sheh ndonjë ndryshim të konsiderueshëm të qasjes së Serbisë për sa i përket dialogut. Sipas tij Serbia po kërkon që të trajtohet në mënyrë të veçantë. Kjo është edhe arsyeja se përse ai tregon se Kosova duhet të jetë e kujdesshme dhe të vazhdojë të operojë me kujdes në politikën ndërkombëtare. Sipas ekspertit, pakoja e Ahtisarit ka qenë çmimi që Kosova ka paguar dhe për këtë arsye nuk duhet të bëjë më kompromise të mëtejshme.
Deklaratën e tij të plotë mund ta ndiqni në videon më poshtë: