Xhensila Myrtezaj është këngëtarja më e dashur për publikun si atë të Kosovës, ashtu edhe të Shqipërisë.
Ajo është e njohur për këngët e saj të suksesshme si dhe për bukurinë dhe stilin e saj.
Xhensila është shumë aktive në rrjetet sociale ku bën postime nga më të ndryshmet. Ajo është shtatzënë e në prag të lindjes, por kjo nuk e ndali në realizimin e projekteve të reja, duke lansuar kështu bashkëpunimin me Ardian Bujupin “ÇIKA ÇIKA”, këngë kjo e cila po pëlqehet jashtë mase shumë. E për të realizuar këtë projek nuk ishte edhe aq e thjeshtë sa duket në këta tre minuta të videoklipit, kjo për shkak se Xhensila ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë.
Këtë ajo e ka treguar vet përmes një postimi në Instagram, ku vazhdimisht poston foto të shkëputura nga videokipi. E fotoja që e ka shpërndarë shumë herë, është kjo që mund të shihni më poshtë.