Xhensila publikoi pamje nga studio muzikore.
Xhensila Myrtezaj pas muajve të fundit pauzë nga muzika, po bëhet gati për t’u rikthyer fuqishëm.
Këngëtarja publikoi një fotografi nga studio muzikore, ku po punonte për këngën e re bashkë me Endrit Mumajesin, Anxhelo Kocin e disa të tjerë.
Ajo gjatë dy muajve të fundit ka qëndruar bashkë me Besin dhe vajzën, të vetizoluar në shtëpinë e tyre.
Se çfarë po përgatit Xhensila kësaj radhe mbetet të shihet, teksa kujtojmë se kënga e saj e fundit është “Paris”.