Tiktok është një ndër rrjetet sociale më të përdorura së fundmi. Këtij trendi në rritje të përdoruesve u janë bashkuar edhe të famshmit shqiptarë. Listës së këtyre emrave u është bashkuar edhe një nga këngëtarët më të dashur për publikun. Ai është Ylli Limani, shkruan OnAir.
Ky rrjet social përdoret shumë prej personazheve të njohur për të hedhur video që tregojnë copëza nga jeta e tyre, por edhe për të lansuar projekte të reja. I tillë është edhe rasti i Ylli Limanit, i cili përmes një video të shkurtër i ka treguar publikut demon e një kënge në anglisht e cila nuk ka dalë ende në treg.
Vendimi nëse kjo këngë do të jetë e disponueshme i takon vetë fansave të këngëtarit. Në bazë të ecurisë dhe përgjigjeve që ai do të marrë në këtë video ai do ta publikojë ose jo.
Duke parë suksesin që kënga e tij e fundit në anglisht “Autumn Leaves” e sjellë në bashkëpunim me Cricket Music, besojmë se përgjigja dhe komentet që këngëtari do të marrë janë mëse të qarta.