Nënkryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Visar Ymeri, ka thënë se miratimi i një platforme shtetërore për dialog në Kuvendin e Kosovës do të duhej të bëhej me 2/3 e votave.
Ymeri, në emisionin “Dossier D” në RTV Dukagjini, ka thënë se bojkotimi i seancës se Kuvendit të Kosovës nga koalicioni qeverisës është paradoks i llojit të vet.