Zaimina Vasjari ka afro 5 muaj që është bërë nënë për herë të parë. .Ajo solli në jetë vajzën të cilën e pagëzoi me emrin Khloe.
Për shtatzëninë, por edhe lidhjen me Klodin ajo foli shumë pak, madje pak para se të sillte në jetë vajzën ajo filloi të publikonte fotografi me të.
E sot, është një ditë e veçantë për Zaiminën dhe Klodin, pasi ky i fundit feston ditëlindjen. Është Zaimina ajo që ka publikuar një fotografi e cila duket e realizuar në Maldive, teksa po e puth në buzë Klodin.“Urime ditëlindjen dashuria ime” ka shkruar Zaimina në fotografinë e publikuar.