Megjithatë, këngëtarja nuk ka munguar në rrjetet sociale, aty ku ka postuar shumë gjëra.
Edhe pse shpesh e rezervuar në detaje për të folur rreth jetës së saj personale, artistja ka folur për herë të parë për dashurinë ndaj bashkëshortit Klodit.
E ftuar në Pop Culture, Zaimina zbuloi çfarë i pëlqen më shumë në karakterin dhe pamjen e tij.
‘Unë Klodin e adhuroj shumë si njeri. Ka shumë gjëra që i pëlqej tek ai; ambicia e tij, vendosshmëria që ka, më pëlqen që ecën me plane, ndryshe nga unë dhe mundohem të mësoj nga ai. Është një njeri tek i cili adhuroj shumë gjëra’, tha Zaimina.
Kujtojmë që këngëtarja është bërë nënë për hetë parë duke sjellë në jetë një vajzë e cila quhet Khloe.