Nora Istrefi ka vite që është pjesë e skenës muzikore, duke numëruar kështu një sërë këngësh e klipesh të realizuara. Ditë më parë, ajo paralajmëroi projektin e saj më të ri, në bashkëpunim me Dj Mixey, por pa dhënë shumë detaje.
Paraqitja e saj u komentua shumë, ku e veshur me një fustan ngjyrë ari, dhe e rregulluar deri në detaj, ajo po duket e mrekullueshme.
Por, pas gjithë kësaj fshihet edhe një kopje pa pikë problemi nga ana e saj!
Në një kërkim të bërë ajo del të ketë kopjuar tërësisht këngëtaren e njohur, Jennifer Lopez.
Një model i flokëve krejtësisht i njëjtë me atë të J.Lo, ngjyrat që ka pëdorur tek sytë janë po të njëjta, duke vazhduar më tej edhe me buzët, e duke përfunduar tek vathët që janë po me gurë të bardhë!