Kohët e fundit në Kosovë u hapën debate të shumta nisur nga deklarata e Krasniqit se gratë e kanë vendin në kuzhinë, shkruan OnAir.
Rreth kësaj teme ishte i ftuar për të folur hoxha shqiptar Mustafë Mehmeti, i cili është gjithashtu edhe imam në qytetin Bern të Zvicrës. Ai njihet si një mysliman progresist.
Mehmeti u shpreh se këto deklarata nuk kanë bazë në teoritë teologjike duke qenë se në asnjë vend të shkrimeve të shenjta nuk bëhet dallim ndërmjet dy gjinive. Ai u shpreh se këto janë deklarata puritaniste të cilat e dëmtojnë shoqërinë.
Ai vijoi të thoshte se një zë që bën deklarata të tilla është një zë degradues dhe i ulët, i cili duhet gjykuar. Ai gjithashtu shfaqi shqetësimin për ndikimin që ky person mund të ketë në gjeneratat e reja.
Për më shumë klikoni në videon më poshtë: