“Sa do zemra me jetu, nuk e ndjen pa e provu se çfarë halle kanë baba e nana morra vesh kur prind u bana”, me këta rreshta e nisi këngën e saj Shyhrete Behluli dedikuar prindërve, shkruan OnAir.
Kjo këngë e cila përmbanë në vete një tematikë shumë të veçantë ka arritur të prek zemrat e të gjithëve.
Kënga mban titullin “Zemra e prindit”, dhe i ka siguruar këngëtares afro 2 milionë klikime.
Ky projekt është publikuar edhe me anë të videoklipit për të cilin është përkujdesur Vizion Media.
Tanimë kjo këngë gjendet në kanalin zyrtar në YouTube Vizioni Libonia, si dhe në videon e listuar më poshtë.
Një projekt i tillë nuk duhet humbur pa e dëgjuar./OnAir