Sot, rreth orës 12 te nënkalimi në Dardani ka shpërthyer zjarr.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia, KEK-u dhe zjarrfikësit, të cilët kanë bllokuar hyrjet për pak minuta derisa e kanë shuar zjarrin.Gjatë këtij incidenti nuk ka pasur të lënduar por qytetarët janë ankuar se do të mbesin pa rrymë për afro dy muaj për shkak të këtij dëmi.